Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me një përshëndetje nga Shtegu i Ngjyrave në Shishtavec të Kukësit, ku ka publikuar dhe një video në rrjetet sociale.
“MIRËMËNGJES dhe nga Shtegu i Ngjyrave në Shishtavec të Kukësit, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.
Shtegu i Ngjyrave është një nga atraksionet natyrore më të veçanta të zonës së Kukësit, i kthyer vitet e fundit në destinacion turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.
Radar.al


