Site icon Informohu siç duhet

Rama pret komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, prezent edhe Gonzato

TIRANË– Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka pritur komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos si edhe delegacionet respektive.

Ndërkohë në takimin e zhvilluar vihet re që ka qenë prezent edhe  ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Pas takimit në Kryeministri, në orën 10:40, do të mbahet konferenca për mediat.

Komisionerja për Zgjerimin në BE pritet të takohet dhe me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe nënkryetarin, Agron Gjerkmarkaj. Vizita e saj në Tiranë do të përmbyllet me takimin me Kryetaren e Komisionit për Çështjet e BE-së, Jorida Tabaku dhe Kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi./Radar.al 

Exit mobile version