TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme përmes një video të publikuar në rrjetet sociale ka ndarë pamjet nga kantieri i superstradës Tiranë-Durrës, ku dhe ka njoftuar se janë drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes.
Gjithashtu shefi i qeverisë ka bërë me dije se paralelisht ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra.
POSTIMI I PLOTË:
MIRËMËNGJES
dhe me kantierin e superstradës Tiranë-Durrës, ku janë drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes, ndërsa paralelisht ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra, ju uroj një ditë të mbarë./Radar.al
Gjykata e Lartë sot në orën 12:00 shqyrton kërkesën e Veliajt, për ndryshimin e masës së sigurisë


