Site icon Informohu siç duhet

Rama për shkarkimin e zv/ministrit që piu cigare: Të bësh hajgare me këtë, do të thotë të jesh bisht cigare që nuk ndizet më

Kryeministri Edi Rama komentoi shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila, i larguar nga detyra pasi u kap duke pirë cigare në një lokal.

Rama sulmoi opozitën, duke thënë se ata që tallin këtë vendim tregojnë mungesë serioziteti:

“Të bësh hajgare me këtë, do të thotë të jesh bisht cigare që nuk ndizet më. Ky akt i ministrisë së Brendshme duhet të shihet si standard dhe jo si objekt talljeje,” tha Rama, duke shtuar se vendimi duhet kuptuar si një mesazh për përgjegjshmërinë dhe seriozitetin në jetën publike.

Ai gjithashtu u shpreh i bindur se deputetët dhe gjithë qytetarët duhet të kuptojnë rëndësinë e respektimit të disiplinës në detyrë, duke shmangur talljen me vendimet e qeverisë.

Exit mobile version