Site icon Informohu siç duhet

Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

Edi Rama ka deklaruar për “POLITICO” se Bashkimi Evropian po gabon duke ndërprerë komunikimin me Rusinë, duke theksuar se dialogu duhet të mbetet i hapur edhe në kohë konflikti.

“Evropa ka bërë një gabim të madh strategjik duke ndërprerë çdo kanal me Rusinë. Evropa duhet të jetë gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë në komunikim me të gjithë”, u shpreh Rama gjatë një interviste në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi.

Sipas tij, izolimi i Moskës mund ta vendosë BE-në në një pozitë më të dobët në çdo marrëveshje të ardhshme paqeje për Ukrainën, pasi Rusia, pavarësisht zhvillimeve të luftës, do të mbetet aktor i rëndësishëm ndërkombëtar.

Në intervistë, Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria nuk ka varësi nga Rusia dhe për këtë arsye mund të flasë më lirshëm për nevojën e komunikimit diplomatik.

Ai komentoi edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se Shqipëria është e hapur për bashkëpunim të sigurisë, përfshirë mundësinë që ushtria amerikane të zhvillojë operacione nga territori shqiptar, me kusht që vendi të ketë garanci mbrojtjeje ajrore.

Deklaratat e tij kanë tërhequr vëmendje edhe për qëndrimet mbi politikën ndërkombëtare dhe raportet BE–SHBA në menaxhimin e krizave globale.

Exit mobile version