Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me të rinjtë në Durrës ka shigjetuar edhe opozitën, duke theksuar se maksimumin e votave e mori në 2021 dhe se nuk do arrijnë të marrin më shumë nëse nuk dalin nga ajo kënetë.
Sipas Ramës, PS është shumë më përpara dhe të ndalosh t’u flasësh atyre është pa kuptim.
“Nuk ia vlen të diskutojmë për kë kemi… se realisht nuk i kemi as përballë, ne i kemi mbrapa. Ne jemi përpara, ata na gjëmojnë me britma e gërhima, ne do ndalojmë të t’u flasim atyre është pa kuptim.
Kam bindjen se maksimumin e mundshëm e morën në 2021 dhe nuk do të arrijnë të marrin më shumë nëse nuk dalin nga ajo kënetë, ndërsa ne nuk e kemi marrë akoma maksimumin tonë. Maksimumi ynë është i gjithi aty në fushë për t’u arritur dhe varet nga sa më shumë energji dhe forcë do të vëmë për të arritur. Shqipëria hyn në BE vetëm si rezultat i PS dhe kandidatëve tanë”, tha Rama.