Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tërmetet në Venezuelë, mbi 4,700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë

    Kosova shpall non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik”

    Artan Hoxha zbardh takimin e Arubas: Diskutimet jo për trafik droge, por për…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama për Euronews Serbia: Protesta sinjal se jetesa është bërë më e mirë! Bashkëpunimi me Vuçiç i vështirë

    July 14, 2026
    Rama për Euronews Serbia: Protesta sinjal se jetesa është bërë më e mirë! Bashkëpunimi me Vuçiç i vështirë

    Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për Euronews Serbia, ka folur për protestën që po zhvillohet prej më shumë se 1 muaji në Tiranë, duke e konsideruar si një përfaqësi e fazës së re zhvillimore që shoqëria po kalon drejt pritshmërive më të larta.

    “Protesta është diçka shumë më e madhe se vetë tema. Nuk janë vetëm flamingo. Është shumë më tepër se kaq. Është një sinjal se vendi ka kaluar në një nivel tjetër, se zhvillimi është bërë normal, se njerëzit nuk janë më të gatshëm të vuajnë atë që mungon”, tha Rama.

    Rama theksoi se qytetarët po bëhen gjithnjë e më pak tolerantë ndaj mangësive dhe se kërkojnë ndryshime të shpejta.

    “Njerëzit janë gjithnjë e më pak tolerantë ndaj asaj që mungon. Kjo është arsyeja pse njerëzit duan më shumë. Ata e duan tani. Dhe nuk mund t’i fajësojmë për këtë. Ky është çmimi që paguajmë për suksesin tonë. Kjo, sipas mendimit tim, është një protestë ndaj pritjeve në rritje dhe ne duhet të përballemi me të”, tha ai.

    Sot jetesa është në standarde më të larta, thotë Rama, dhe kjo është shtysa që i nxjerr qytetarët në bulevard për të protestuar, kërkesa për më tepër.

    “Pavarësisht se si e quajnë njerëzit, pavarësisht se sa ashpër kritikohet – në fund të fundit, arsyeja është se njerëzit jetojnë më mirë. Dhe kjo është arsyeja pse ata duan shumë më tepër. Normalisht, shoqëritë e varfra kanë një prag shumë të lartë tolerance për atë që u mungon. Shoqëritë e zhvilluara dhe në zhvillim kanë një prag shumë më të ulët të asaj që është e pranueshme. Ato duan atë që mungon.”

    Rama gjithashtu ka komentuar idenë e ‘Ballkanit të hapur’, një nismë që kreu i qeverisë shqiptare thotë, u kritikua për shkak se iniciatorë ishte vetë ai dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

    Projekti ‘do të shpëtonte’ tha Rama, nëse në vend të emrit të tij dhe të Vuçiç-it, do të ishin të tjerë figura që do të mbartnin autorësinë.

    “Ishte një ide e tmerrshme vetëm për një arsye: se unë dhe Vuçiçi ishim pas saj. Nëse do të kishit marrë emrat tanë dhe do të kishit vendosur, të themi, nuk e di, pesë emra të rinj – do të kishte qenë një ide e shkëlqyer. Është e njëjta gjë me gjithçka në Ballkan”, tha Rama.

    Gjatë intervistës, Rama foli dhe për bashkëpunimin me qeverisë serbe, duke e konsideruar Aleksandër Vuçiç një partner të vështirë për të negociuar.

    intervistë të dhënë për Euronews Serbia Kryeministri Edi Rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tërmetet në Venezuelë, mbi 4,700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë

    July 14, 2026

    Kosova shpall non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik”

    July 14, 2026

    Artan Hoxha zbardh takimin e Arubas: Diskutimet jo për trafik droge, por për…

    July 14, 2026

    Artan Hoxha për zhvillimin e Sazanit: Një projekt ambicioz, por me sfida të mëdha infrastrukturore

    July 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.