Site icon Informohu siç duhet

Rama për 21 Janarin: Krim shtetëror që mbetet plagë e hapur, SPAK të zbardhë të vërtetën

“Amerika nuk hoqi vizat për shqiptarët”/ Rama për vendimin e SHBA: Linjë normale e politikës së Trump

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është ndalur te ngjarjet e 21 Janarit gjatë podcastit “Flasim”, duke e cilësuar atë si një “krim shtetëror” që vijon të mbetet një plagë e hapur jo vetëm për familjarët e viktimave, por edhe për moralin dhe themelet e drejtësisë në Shqipëri.

Rama i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë, në veçanti SPAK-ut, që të veprojnë dhe të zbardhin plotësisht ngjarjen, duke theksuar se krimet shtetërore mund të vonojnë në ndëshkim, por nuk harrohen kurrë. “SPAK të zgjohet dhe të bëjë më në fund punën e vet mbi këtë krim”, u shpreh ai.

Sipas kryeministrit, 15 vite pas vrasjes së katër protestuesve të pafajshëm në bulevard, hija e padrejtësisë vijon të rëndojë mbi këtë ngjarje tragjike. Ai nënvizoi se 21 Janari ka mbetur një plagë e hapur për familjarët e viktimave, të cilët ende presin drejtësi, por edhe për vetë sistemin e drejtësisë shqiptare.

Rama theksoi se krimet shtetërore kërkojnë kohë për t’u zbardhur, por nuk fshihen nga kujtesa dhe as nga përgjegjësia e institucioneve. Në këtë kuadër, ai shprehu shpresën që SPAK, i cili prej vitesh gëzon mbështetje të gjerë publike dhe institucionale, të veprojë për të mos e lënë këtë çështje si një njollë të pashlyeshme për drejtësinë shqiptare.

Exit mobile version