DURRËS– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar se shembja e objekteve të paligjshme nuk është vetëm një aksion i përkohshëm, por një proces i vazhdueshëm.
Shefi i qeverisë thotë se ky proces do të shoqërohet në ditët në vijim me një paketë të re masash ligjore.
“Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe ‘symbyllurit’ në inspektoriate, polici e me radhë. Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme.”- shkruan ai./Radar.al


