Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nis votimi në bashkinë e Cërrikut, në një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik

    Moti i keq në Spanjë, tre persona humbin jetën nga në Tenerife

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Rama njofton grup pune për testimin e inspektorëve të AKU-së

    July 11, 2025
    "O Dhimo ça ke?"/ Rama acarohet me kryebashkiakun e Dropullit: Po bën gjeste të çuditshme
    Kryeministri Edi Rama

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive për të diskutuar mbi performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

    Duke u ndalur te strategjia “Bujqësia 2030”, Rama tha se “çështja e rifreskimit masiv të drejtorëve nëpër bashki dhe në institucionet qendrore të qarqeve të ndryshme, nuk është qëllim në vetvete, por është një domosdoshmëri që duhet adresuar me shumë vëmendje, për të rritur aksesin e njerëzve të zotë në punën tonë të përbashkët dhe për të rritur kapacitetet që punojnë për qëllimin tonë të përbashkët”.

    Sipas tij, nëse kjo rritje kapacitetesh nuk realizohet, “do të gjendemi në një situatë aspak pozitive, pasi sfidat janë shtuar shumë”.

    Lidhur me pezullimin e veprimtarisë së inspektorëve të AKU-së, Rama deklaroi se: “Ministrja sot ka shpjeguar procesin që do të vazhdojë pas pezullimit të të gjithë veprimtarisë së inspektorëve të AKU-së, të cilët çuditërisht prapë tek-tuk shfaqen nëpër dyert e picerive dhe të dyqaneve të akulloreve se ato i kanë me merak shumë të madh për t’i kontrolluar nga pikëpamja e anës higjienike edhe pse janë pezulluar”.

    Megjithatë, shtoi ai, “përgjithësisht është një forcë e neutralizuar aktualisht”.

    Rama njoftoi gjithashtu ngritjen e një grupi pune për të vlerësuar të gjithë inspektorët ekzistues të AKU-së: “Në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor është ngritur me urdhër të ministres një grup pune, ku shumicën e kanë pedagogët e Universitetit Bujqësor, 3 nga Universiteti Bujqësor, 2 nga ministria, që do të marrin në provim me gojë dhe me shkrim të gjithë inspektorët e AKU-së dhe në fazën e parë nuk do t’i kërkojmë provimin anglisht, po shqip me gojë dhe me shkrim”.

    Në përfundim, ai theksoi nevojën për hapjen e institucionit ndaj profileve të reja: “Do të hapim rrugën për të gjithë të tjerët që do të duan të angazhohen me këtë institucion kaq të rëndësishëm të sigurisë ushqimore që nuk po arrin dot të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe që më shumë shfaqet si një forcë gjobaxhinjsh nëpër territor sesa si një forcë shtetërore për të garantuar sigurinë ushqimore”.

    AKU Edi rama grup testim
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nis votimi në bashkinë e Cërrikut, në një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik

    November 9, 2025

    Moti i keq në Spanjë, tre persona humbin jetën nga në Tenerife

    November 9, 2025

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    November 9, 2025

    Protagonist në derbin kundër Juventusit, Ismajli: Në pjesën e dytë kishim 2-3 raste, kemi portier të madh

    November 9, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.