Kryeministri Edi Rama po udhëton sot për në Uashington, ku do të mbahet samiti i organizuar nga presidenti Joe Biden me rastin e 75-vjetorit të NATO-s.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, ku u vendos për zyrtarizimin e kandidatit të PS për zgjedhjet në Himarë dhe shtyrjen e mbledhjes së Kongresit Zgjedhor për në 27 korrik, Rama është nisur drejt Rinasit.
Marrëdhëniet e tensionuara me Rusinë dhe veprimet agresive të saj, si aneksimi i Krimesë dhe ndërhyrja në Ukrainë, pritet të jenë në fokus të NATO-s.
Gjithashtu migracioni dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut janë një tjetër sfidë me të cilën përballet aleanca. Krizat humanitare dhe konflikti në këto rajone kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e vendeve anëtare të NATO-s, duke krijuar sfida për menaxhimin e flukseve migratore dhe stabilitetin rajonal.