Site icon Informohu siç duhet

Rama nis vizitën ne Izrael/ Ndan fotot nga Nova Site: Një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën

IZRAEL– Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën në Izrael. Shefi i qeverisë shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, është ndalur në stacionin e parë të vizitës në Nova Site.

Rama ka ndarë dhe disa foto në rrjetet sociale nga Nova Site ku ka parë edhe murin e heronjve të Izraelit nga konflikti i 7 tetorit gjatë agresionit të Hamasit në kufirin me Gazën.

Rama shkruan se ky vend është kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes.

Postimi i Edi Ramës në Facebook:

Nova Site, Izrael 🇦🇱🤝🇮🇱
Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë🙏
Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes./Radar.al

Exit mobile version