Ditën e sotme kryeministri Edi Rama një takim në portin e Durrësit me përfaqësuesit e bizneseve të transportit.
Gjatë fjalës së tij Rama foli dhe mbi procesin e eksporteve shqiptare dhe fluksin e ngarkesave, duke lajmëruar se pritet të ulet numri i kontrolleve për daljet nga porti.
Gjithashtu Rama bëri te ditur se herë pas here do të bëhen kontrolle.
“Shteti skanon kamionët për çështje sigurie, të luftës së kontrabandës. Është detyrë e shtetit. Duke pasur parasysh tanimë një kurrikulum të kompanive tuaja, natyrën e aktiviteteve tuaja, kontributet tuaja si taksapagues, ne do të fillojmë të operojmë jo më në bazë të kontrollit 100%, por në bazë rrisku. Nga 100 dalje nga porti, vetëm në 10 raste do të bëhet skanimi. Është shifër e arsyeshme si fillim dhe më pas mund të kalojmë në një skemë jo transparente, por në numër më të vogël kontrollesh, por ama të befasishme. Përtej kostos marramendëse që ka ky koncesion, e ka të mirën dhe duhet ta themi, që e ka ulur në mënyrë të ndjeshme kontrabandën. Sot fola me drejtorin e Doganës, i thashë është një gjë për t’u bërë dhe mesa di do firmoset që e bën fakt këtë gjë. Nga sot, ju të keni këtë lloj regjimi”, u shpreh kryeministri.
Më tej Rama la të hapur mundësinë e hapjes së një shkolle profesionale për shoferët.
Kryeministri shtoi se punësimi i shoferëve është kthyer në një problem, naj duhet të ketë një propozim konkret për hapjen e shkollës.
Kujtojmë se së fundmi janë raportuar me dhjetra probleme në lidhje me ushqimet e eksportuara nga jashtë në vendin tonë.