Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Elbasan, vlerësoi rolin e tyre në suksesin organizativ të Partisë Socialiste, duke theksuar se 52% e kandidatëve në listat e mbyllura janë gra dhe vajza.
Ai ironizoi opozitën duke thënë se “nuk arrijnë dot të mbushin një sallë kaq plotë e kaq të bukur”, dhe shtoi se prania e lartë e grave në drejtim është çelësi i fushatës më të mirë në historinë e PS.
Rama theksoi rëndësinë e votës më 11 maj, jo vetëm për zhvillimin lokal të zonave si Elbasani, Peqini, Gramshi e Librazhdi, por edhe për “pasaportën europiane” të fëmijëve shqiptarë.


