Kryeministri Edi Rama deklaroi sot shifrën 900 mijë vota si shumica e duhur për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme. Rama iu bëri thirrje të gjithë vajzave dhe djemve durrsakë që të votojnë në zgjedhjet e 11 Majit.
Gjithashtu Rama tha se PS synon që nga zgjedhjet e 11 majit të dalë me më shumë se 900 mijë vota, përfshirë këtu edhe votën e emigrantëve.
“Ne duhet të synojmë jo 800 mijë, por 1 mln vota në 11 maj, duke përfshire edhe emigrantët natyrisht. Ai duhet të jetë limiti ku ne duhet të synojmë. Ne nga 11 maji duhet të dalim me më shumë se 900 mijë vota. E lehtë ta thuash, por shumë e vështirë ta bësh.
Beteja për të marrë mandatin e nëntë e vetëm betejë e arsyeshme që ne si PS mund të bëjmë për Durrësin. Të bëni çmos që sa më shumë bashkëmoshatarë tuaj të vijnë të votojnë më 11 maj, të investojnë për pasaportën e tyre që kur ta marrin në dorë të thonë se dhe unë kam kontribuar për këtë pasaportë”, deklaroi kryeministri.