Site icon Informohu siç duhet

Rama në Paris, pritet nga Macron para samitit për Ukrainën

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Paris për të marrë pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.

Para nisjes së punimeve të samitit, Rama u prit në Pallatin Élysée nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Samiti, i thirrur nga Macron, ka për qëllim finalizimin e një marrëveshjeje për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Gjatë vizitës, kryeministri Rama zhvilloi edhe një takim me ministrin francez të Drejtësisë, Gérald Darmanin, ku diskutuan mbi pjesëmarrjen e partnerëve francezë në konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal.

Exit mobile version