Kryeministri Edi Rama teksa ndodhet në Uashington për Samitin e NATOS, pak minuta më parë ka publikuar në rrjetin social Facebook momente të darkës shtetërore në Shtëpinë e Bardhë të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden.
Një darkë kjo që është realizuar për të nderuar liderët e NATO-s, ka cilësuar Rama.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda, në fotot e publikuara Kryeministri Rama shihet në krah të kryeministrit të Kanadasë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë gjatë darkës shtetërore.
Ndërsa kujtojmë se kreu i qeverisë ndodhet në Uashington prej disa ditësh në një vizitë zyrtare për 75-vjetorin e NATO-s.