Anija italiane me famë botërore, “Amerigo Vespucci”, e konsideruar si ndër anijet më të bukura në botë, është ankoruar sot në Portin e Durrësit dhe do të qëndrojë deri më 10 prill.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu si dhe nga ministri Italian i Mbrojtjes Guido Crosetto vizituan nga brenda anijen “Amerigo Vespucci”, e konsideruar si ndër anijet më të bukura në botë, e cila është ankoruar në Durrës.
Në përfundim të turit në anijen historike, kryeministri Edi Rama dhe ministri Italian i Mbrojtjes Guiod Crosetto shkëmbyen edhe disa dhurata simbolike ndërmjet tyre.
Sot u nënshkrua edhe marrëveshja e Mirëkuptimit mes shoqërisë Fincantieri dhe shoqërisë shqiptare “KAYO”, e cila shënon nisjen e bashkëpunimit për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale. Po ashtu u nënshkrua Letra e Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.