TIRANË– Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte ka publikuar një video nga shembjen në Kepin e Rodonit.
Ndërsa ka postuar videon, Rama shkruan se tashmë të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun” janë shkulur. Ndërkohë që shton se forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve.
POSTIMI I PLOTË:
MIRËMËNGJES dhe me rivendosjen e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun” e ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve, si edhe me vullnetin e plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0, ju uroj një ditë të mbarë./Radar.al


