TIRANË– Gjykata Kushtetuese ditën e sotme pritet të vendosë nëse do të pranojë për shqyrtim kërkesën e qeverisë që kundërshton pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i ministres dhe zëvendëskryeministres, masë e vendosur më parë nga GJKKO.
Vendimi paraprak ishte planifikuar për ditë më parë, por u shty për datën 2 Dhjetor.
Procesi u vonua për shkak të largimit të gjyqtares Holta Zaçaj nga trupa gjykuese, e cila u zëvendësua nga Asim Vokshi. Me këtë ndryshim, gjyqtarja Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me dokumentacionin e çështjes “Balluku”, duke çuar në shtyrjen e shqyrtimit./Radar.al


