TIRANË– Gary Kokalari, aktivisti shqiptari-amerikan i ftuar në një intervistë në emisionin “Top Story” në Top Channel ka bërë një analizë të kryeministrave shqiptarë ndër vite.
Kokalari u shpreh se nga takimet që ka pasur më qytetarët dhe nga vizitat që ka bërë në Shqipëri e sheh vendin ndryshe, pasi sipas tij, kryeministri aktual, Edi Rama ka punuar për vendin.
Teksa ka folur për ish-kryeministri Sali Berisha, Kokalari deklaroi se ai është një prej udhëheqësve që i ka bërë keq Shqipërisë njësoj sa Enver Hoxha, e për rrjedhojë sipas tij nuk ka moral të flasë për eksod shqiptarësh apo për korrupsion.
I pyetur nga drejtuesja e emisionit, Grida Duma, se nga kryeministrat e tranzicionit, Berisha, Nano, Meta, Rama, cilin do të përcaktonit si më zhvilluesin dhe cilin si më regresuesin në Shqipëri?
Aktivisti Kokalari ka thënë: Nëse e shikon vetëm në këndvështrimin fizik të ndryshimeve që ka pësuar Shqipëria, them se Rama ka bërë punë të admirueshme. Kam vizituar Shqipërinë, kam folur me njerëzit. Pjesa më e madhe mendojnë se Rama ka punuar shumë që Shqipëria të ecë përpara. Të them se cili ishte regresivi, është Sali Berisha, Kjo filloi me 97, e ktheu Shqipërinë pas 1 apo dy dekada. Ekonomia e Shqipërisë u shkatërruar, njerëzit nuk kishin më besim, as të huajt.
Tani acarohem kur dëgjoj Berishën që kritikon qeverinë aktuale që po largon shqiptarët. Eksodi ka ndodhur prej Enver Hoxhës dhe Sali Berishës. Ai nuk e ka autoritetin moral për ta bërë këtë. Kam dëgjuar historira për Edi Ramën, mund të jenë ose jo të vërteta. Por di për Berishën, ai nuk ka moral për të folur. Ai e ka të drejtën të flasë, por si mund të drejtojë ai gishtin nga korrupsioni pas asaj që ka bërë, 97’, Gërdecit.