Nga një takim elektoral në Berat, kryeministri Edi Rama ka goditur me ironi kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, duke i quajtur të panjohur dhe pa peshë politike. Në veçanti, ai ka sulmuar drejtuesin politik të PD-së për këtë qark, Eno Bozdon.
“Një Eno, një qyp arkeologjik që nuk e di nga e kanë sjellë. As faturino nuk do ta vendoste. E kanë sjellë si drejtues, për çfarë? Për Enon?” – u shpreh Rama me tone ironike.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos “harxhojnë votën” për njerëz që, sipas tij, nuk përfaqësojnë asgjë dhe nuk do të sjellin asnjë të mirë në parlament.
“Nuk është çështje votash për ne, por për të forcuar Shqipërinë dhe për t’i dhënë vendit një drejtim të qartë. Nuk ka vend për trallisje me ‘eno-t’ e arkeologjisë politike,” tha më tej kryeministri.