VLORË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nga një takim që zhvilloi në qytetin e Vlorës ka ironizuar ish-kreune PD-së, Lulzim Bashën, duke thënë se ai e nisi një tram në Tiranë, por nuk e çoi dot në Durrës, pasi e zuri gjumi.
Rama u shpreh me ironi se për një tram në qytetin e Vlorës do të duhej Lulzim Basha, pasi vetëm ai mund ta bënte.
“Duhet të biem dakord për një gjë që ju bëni mirë që kërkoni. Për tramin në Vlorë do të na duhej Luli, ne nuk dimë të bëjmë trame. Luli e ka bërë një tram në Tiranë, që sic e kanë parë qytetarët e Tiranës është shumë i suksesshëm, me një shpejtësi marramendëse, kapërcen të gjitha problematikat që krijohen nga trafiku. E kishte planin që të çonte deri në Durrës, por e zuri gjumi e la vetëm në Tiranë. Kështu që nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, por shpresoj që mos të arrihet për shkak të tramit të çohet Vlora dhe të thotë duam Lulin kryetar bashkie.”-tha Rama.
Kjo deklaratë e shefit të qeverisë u bë në përgjigje të kërkesave të turoperatorëve turistikë në Vlorë, që sic u shpreh kreu i qeverisë janë motori kryesor i zhvillimit turistik dhe ekonomisë rajonale./Radar.al
“Futbolli, pasion dhe jo biznes”, FSHF thumbohet nga tifozët në Londër
“Luli bëri Tramin në Tiranë”/ Basha-Ramës: Po tramin se deshe ti me Rame

