Site icon Informohu siç duhet

Rama inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare “Angela Merkel”

Rama inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare "Angela Merkel"

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Kamzë, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë Rakip Suli, duke inspektuar ecurinë  epunimeve në shkollën 9-vjeçare “Angela Merkel”.

Një shkollë e cila ndodhet 800 metra larg nga qendra e qytetit dhe është e formuar nga 5 nivele të ndryshme.

Një nën tokë dhe 4 mbi tokë, ndërsa në 60 metra në distancë nga shkolla, është ndërtuar një mbikalim për këmbësorët për kalimin e sigurt të nxënësve.

“Është investim i qeverisë gjermane për rindërtimin. Kjo është në shumën 10 milion bashkë me shtesën vajti 12 milion euro. Nga pikëpamja teknologjike përveç se ka një eficencë energjie të plotë, do të ketë panele diellore. I gjithë sistemi i kondicionimit është në mënyrë automatike për të rritur një efiçençe dhe një optimizmi dhe cilësitë të ngrohjes dhe ftohjes në të gjithë shkollën.” shpjegoi Drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Ndërsa kryebashkiaku evidentoi se ishte shkolla e 19-të që ndërtohet në bashkinë e Kamzës në periudhën 4 vjeçare.

“Për 1300 nxënës, madje këtu do të jetë kërkesë e jashtëzakonshme, se siç kemi diskutuar Kamza shkon 20 mijë nxënës nga klasa e parë deri në 12  dhe mendojmë se ka qenë investimi më i rëndësishme dhe më i duhur në bashkinë Kamzë, falë mbështetjes së qeverisë që ka qenë e jashtëzakonshme” u shpreh Kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli.

Kryeministri Rama e vlerësoi projektin në fjalë si një nga më të mirët.

“Shumë bukur, ky është një projekt që duhet të jetë krenaria e studios suaj të arkitekturës. Këto janë shkolla që mes Parisit nuk i gjen se janë ndërtuar nga e para dhe nuk janë më të vjetra, këto janë shkolla spektakolare. Kamza është shëmbëlltyrë spekakolare, edhe Tirana, po në Kamëz nuk pritej se në Tiranë pritej. Kamza është befasia e gjithë rilindjes.” u shpreh Kryeministri.

 

Exit mobile version