Zbardhet agjenda e mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila mban punimet të dielën e 8 shtatorit.
PS përmes një njoftimi për mediat bën me ditje se Asambleja nis në orën 11:00 në sallën e Hotel FAFA Durrës.
Siç e ka tradita, në nisje bëhet hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës, më pas mban fjalën kryeministri Edi Rama.
Më pas do të bëhet zgjedhja e organeve drejtuese të PS dhe e Sekretariatit të Përgjithshëm.
Njoftimi i PS:
Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftoj se më datën 08.09.2024, ora 11.00, në sallën e Hotel FAFA Durrës, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS me rend dite:
Hapja e mbledhjes dhe miratimi i Rendit të ditës.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Zgjedhja e organeve drejtuese të PS.
4.Të ndryshme.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PS
Blendi KLOSI

