Site icon Informohu siç duhet

Rama falënderon kuqezinjtë pas ndeshjes me Anglinë: Krenar për ju, arritje historike!

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë ndaj Kombëtares shqiptare, pas ndeshjes së fundit të Grupit K në kualifikueset e Botërorit 2026, ku Shqipëria u mund 0-2 nga Anglia në “Air Albania”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama vlerësoi paraqitjen e kuqezinjve, duke theksuar se për më shumë se 70 minuta ata u treguan të barabartë me një prej superfuqive të futbollit botëror.

“Faleminderit. Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt të madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit. Tani play-off-i. Forca Shqipëri!”, shkruan Rama.

Me vendin e dytë të siguruar në grupin K, Kombëtarja shqiptare tashmë fokusohet te faza play-off e Botërorit 2026, që do të zhvillohet në muajin mars.

Exit mobile version