Ilva Gjuzi është emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave këtë 18 shtator zv.ministres së Turizmit.
Gjuzi është një prurje e re në PS. Rama e prezantoi pak javë më parë nënkryetare të Asamblesë Socialiste.
Kjo e fundit në një dalje mediatike pak ditë më parë, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka një të metë të madhe, pasi sipas saj është 10 hapa para të tjerëve.
“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë.” – tha Gjuzi.
Siç ka pohuar në disa dalje publike, ajo ka lënë Londrën ku është diplomuar për arkitekturë për t’iu bashkuar vizionit të PS-sëpër Shqipërinë.

