Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nis votimi në bashkinë e Cërrikut, në një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik

    Moti i keq në Spanjë, tre persona humbin jetën nga në Tenerife

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Rama: Do krijojmë industrinë tonë ushtarake dhe do eksportojmë

    April 5, 2025
    Rama: Do krijojmë industrinë tonë ushtarake dhe do eksportojmë

    Ringritja e industrisë ushtarake prodhuese ‘Made in Albania” ishte një nga tematikat e trajtuara në fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili vuri në dukje se së shpejti Shqipëria do të jetë një vend eksportues dhe bazë prodhimi, kjo edhe fal strukturës së re të ngritur të kompanisë KAYO.

    Kjo do arrihej edhe në bashkëpunim me kompani ndërkombëtare të industrisë ushtarake dhe vende partnere të NATO-s që do afroheshin në këtë projekt.

    “Krijimi i industrisë tonë kombëtare të mbrojtjes është prioritet. E dimë se si u shkatërrua baza materiale e forcave të armatosura. E dimë shumë mirë se si dolëm nga humnera ku ranë forcat e armatosura. I kemi kushtet dhe mundësitë të ndërtojmë një industri që të na japë jo vetëm mbrapsht një aset të munguar të Shqipërisë, asetin e industrisë ushtarake, por edhe një kapacitet të ri, për të rritur nivelin e Forcave të Armatosura dhe rritur efikasitetin e tyre. Ndaj kemi edhe një ekip për këtë, jo vetëm ministri, por edhe zëvendësministrja”, theksoi kreu i qeverisë para ushtarakëve të pranishëm, të cilëve u kërkoi ndjesë edhe që i nxori ditë të shtune për të dëgjuar fjalimin e tij.

    Rama nuk e mungoi batutën e radhës para tyre, duke kujtuar emërimet e bëra në sektorët e Mbrojtjes me një strategji të mirëmenduar.

    “Nuk kemi bërë emërime me hajt ku ta çojmë dhe ta çojmë te Mbrojtja. T’i japim një makinë dhe një celular dhe kaq, siç edhe thuhet nga ata që nuk e dinë si funksionojnë gjërat”, tha ai.

    Në fund apeloi për kompani dhe vende partnere që duan t’i bashkohen apo të bashkëpunojnë me industrinë ushtarake shqiptare, teksa nënvizoi se do jemi eksportues në botë të armatimeve.

    “Ftojmë edhe partnerët dhe kompanitë e huaja për bashkëpunim me industrinë tonë KAYO dhe ne do jemi vend eksportues i industrisë ushtarake në të ardhshmen dhe po shohim pikat e bashkëpunimit me industritë dhe vendet e tjera për ta arritur këtë. Do kenë paga dinjitoze dhe sipas kërkesave të tyre”, u shpreh kryeministri.

    Kryeministri Edi Rama Ringritja e industrisë ushtarake prodhuese ‘Made in Albania
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nis votimi në bashkinë e Cërrikut, në një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik

    November 9, 2025

    Moti i keq në Spanjë, tre persona humbin jetën nga në Tenerife

    November 9, 2025

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    November 9, 2025

    Protagonist në derbin kundër Juventusit, Ismajli: Në pjesën e dytë kishim 2-3 raste, kemi portier të madh

    November 9, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.