TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka njoftuar shpalljen e kandidates për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Emri i zgjedhur nga shefi i qeverisë është ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Nurmi një i qeverisë e njoftoi këtë vendim në Asamblenë e Partisë Socialiste, teksa njoftoi dhe vetë Manastiruliun.
“Të ma falësh” tha Rama para anëtarëve të asamblesë. Ai u shpreh se Manastirliu është profili i duhet për drejtimin e Tiranës.
“Unë kam shumë besim për shumë arsye për përkushtimin e veçantë ndaj shërbimit publik dhe kujdesin ndaj bashkëpunëtoreve që Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës.”-deklaroi ai.
FJALA E RAMËS:
PS nuk ka më as si pret as ça pret për ta rivënë lokomotivën në lëvizje. Duhet të më besosh ti dhe të më besojnë të gjithë, nuk kemi ku dhe si e kërkojmë një profil dhe person më të përshtatshëm për t’i kërkuar popullit të Tiranës mbështetjen e tij dhe për ti dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e saj më të madhe. Kështu që është radha jote e nderuar dhe e dashur Ogerta ta udhëheqësh Tiranën me ambicien qetësinë që ta ka karakterizuar në të gjitha detyra sfiduese ku ke spikatur gjerë tani. Ndërsa detyra jonë është të mbështesim fillimisht duke u vënë në rresh pas teje për të marrë votëbesimin e mëritura nga komuniteti i madh i kryeqytetit për kandidaturën bindëse të PS./Radar.al
Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar
Rama konfirmon shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

