VLORË -Kryeministri Edi Rama sot gjatë takimit që zhvilloi me kandidatët për deputet në Qarkun e Vlorës nuk i ka kursyer edhe batutat.
Rama në mbyllje të takimit tha se dëshironte të bënte një fotografi me vajzat dhe gratë kandidate, dhe më pas me kandidatët meshkuj teksa tha me nota humori se këta të fundit vijnë gjithmonë mbrapa dhe janë gjinia më pak e bukur.
“Do doja të bënim një fotografi të përbashkët me vajzat dhe gratë këtu fillimisht, se burrat vijnë gjithmonë mbrapa. Ky është ansambli më improbaël që mund të mendohej në Vlorë se këtu janë dhe koka të forta shumë nuk është problem vetëm i bindjeve. Ansambli më probabël nga një shtyllë e PS te një dritare e PD. Ky është ansambli politik i gjinisë më të bukur. Gjinia më pak e bukur hajdeni këtu tani (referuar kandidatëve meshkuj). Jeni me PS apo jeni me kë të doni, më 11 Maj duhet të jeni me historinë. Më 11 Maj futuni në qepalla këtu njëri tjetrit pas 11 Majit ndahuni prap e zihuni prap se këtë punë keni ju.”-tha Rama./Radar.al
Rama ironizon Bashën nga Vlora: Për trame keni Lulin, ai e ka bërë një në Tiranë
“Luli bëri Tramin në Tiranë”/ Basha-Ramës: Po tramin se deshe ti me Rame


