DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Një 57-vjeçar ka rënë nga pallati ndërsa po punonte dhe si pasojë ka humbur jetën.
Policia ka proceduar penalisht drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Një 57-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Durrës. Sipas policisë, 57-vjeçari ka rënë nga pallati ndërsa po punonte. Lidhur me këtë ngjarje është proceduar drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./Radar.al

