Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme gjatë punës në një pallat në ndërtim.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Brigada VIII”, ku viktima, një shtetas rreth 48 vjeç me inicialet V. N., me origjinë nga Bosnjë-Hercegovina, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një pjesë e pallatit ku po kryente punime.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti të rëndë.


