SHKODËR– Një shtetas 49-vjeçar i identifikuar si K.Gj, ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Shkodër, ndërsa dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.
Nga informacionet paraprake të policisë mësohet se 49-vjeçari në fshatin Grudë e Re, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Në lidhje me informacionin paraprak që dhamë pak më parë, ju njoftojmë se shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra./Radar.al


