Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas foltores në Durrës, Ervin Salianji i bashkohet protestës para Kryeministrisë (Foto)

    Video/ Myrto Uzuni ia merr këngës me Ylli Bakën në dasmën e motrës: Do rrihet dhe Polonia…

    Jo vetëm për njerëzit, tani barnat për humbje peshe edhe për kafshët shtëpiake

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Qytetarët në 18 komuna të Kosovës votojnë për t’i zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

    November 9, 2025

    Kosovë-Gara për kryeqytetin, Prishtinë, pritet ta marrë vëmendjen kryesore në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

    Kryeqyteti ka qenë për më shumë se një dekadë simbol i rivalitetit mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

    Në balotazhin e kësaj të diele do të përballen Përparim Rama i LDK-së dhe Hajrullah Çeku i LVV-së.

    Dallimi mes tyre në rundin e parë nuk ka mundur të ishte më i vogël, vetëm 0.5 për qind.

    Banorët e Prishtinës, me të cilët Radio Evropa e Lirë foli ditë më parë, presin që kryetari i ri t’u japë fund problemeve që prej vitesh e ngarkojnë jetën e përditshme: trafik i ngarkuar, mungesë parkingu, menaxhim i dobët i mbeturinave dhe hapësira publike që po pakësohen.

    Më shumë rreth asaj se çfarë kishin për të thënë banorët e kryeqytetit, mund të lexoni në artikullin më poshtë:

    Cilat komuna do ta zgjedhin kryetarin në balotazh?

    Balotazhi sot do të zhvillohet në 18 nga 38 komuna sa ka vendi, pasi këto komuna nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor.

    Në këtë rund, gara shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal, por edhe si tregues i prirjeve të ardhshme në skenën qendrore.

    Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti./REL

    18 komuna të Kosovës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas foltores në Durrës, Ervin Salianji i bashkohet protestës para Kryeministrisë (Foto)

    December 8, 2025

    Video/ Myrto Uzuni ia merr këngës me Ylli Bakën në dasmën e motrës: Do rrihet dhe Polonia…

    December 8, 2025

    Jo vetëm për njerëzit, tani barnat për humbje peshe edhe për kafshët shtëpiake

    December 8, 2025

    “Njerëzimi i shtypur dhe i përulur”, Papa Leone: Le të hapen dyer ku dinjiteti të rilindë!

    December 8, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenjat e horoskopit që mund të zhgënjehen gjatë festave të fundvitit

    Parashikimi i horoskopit 8 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave, 3 më të bekuarit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.