Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump: SHBA do të godasë “shumë shpejt” zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

    Bora Zemani shkëlqen me një paraqitje elegante, e kuqja i shkon perfekt

    Botërori 2026/ FIFA nis hetim për përleshjen pas finales Spanjë-Argjentinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Qiproja përgatitet për evakuime nga Lindja e Mesme

    August 11, 2024
    Qiproja përgatitet për evakuime nga Lindja e Mesme
    Ministri i Jashtëm qipriot, Konstantinos Kombos

    Pas përshkallëzimit të gjendjes në Lindjen e Mesme, shoqëritë e fluturimit i ndërprenë fluturimet në Izrael. Qiproja është kthyer në një pikë të rëndësishme tranziti për udhëtimet, por mund të presë edhe të evakuuarit.

    Që nga shkallëzimi i gjendjes në Lindjen e Mesme, Qiproja vend anëtar i BE është vënë gjithnjë e më shumë në fokus. Ajo filloi të luante një rol të rëndësishëm që me furnizimin e popullsisë civile në Rripin e Gazës si vend nga niseshin ndihmat. Tani Qiproja mund të kthehet në një bazë, ku mund të strehohen të evakuuar dhe refugjatë nga rajoni i krizës. Që tani ka shumë vetë që duhet të qëndrojnë aty, megjithëse destinacioni i tyre është Izraeli.

    Javën e kaluar gati 20 shoqëri fluturimi ndërprenë fluturimet e drejtpërdrejta për në Aeroportin Ben-Gurion në Izrael ose i shtynë ato. Qiproja u kthye në një stacion të rëndësishëm të ndërmjetëm pas kësaj. Pasagjerëve izraelitë që nuk kanë mbërritur në vend i është rekomanduar të udhëtojnë në Greqi ose Qipro, dhe prej aty do të merren nga shoqëritë e fluturimit e të kthehen në Izrael. Aeroporti në Larnaka është një pikë e rëndësishme tranziti për pasagjerët e prekur nga ndërprerja e fluturimeve. Ministri qipriot i Transportit, Aleksis Vafeades siguroi këto ditë, se “lidhjet e fluturimit mes Qipros dhe Izraelit do të vazhdojnë të qëndrojnë”, sipas agjencisë së lajmeve në Qipro, CNA. Ministri qipriot theksoi, se do të ruajë stabilitetin e udhëtimeve dhe angazhimin e Qipros megjithë tensionet rajonale.

    Nga Qipro në shtëpi

    Aktualisht nga Larnaka kryhen 14 fluturime në ditë, që u mundësojnë rreth 4000 pasagjerëve udhëtimin nga Qipro dhe Izraeli. Para përshkallëzimit të gjendjes ishin 10 shoqëri fluturimi aktive në këtë itinerar, dy prej tyre ndërkohë kanë ndalur fluturimet. Nga 8 shoqëritë e mbetura, 5 janë shoqëri izraelite të fluturimit, njëra ka pjesëmarrje izraelite, dhe dy të tjera janë Ryanair dhe Cyprus Airways. Për shkak të rritjes së tensioneve dhe rrezikut të një shkallëzimi të ri, autoritetet qipriote janë në gjendje të lartë gatishmërie. Qiproja ka deklaruar të jetë edhe vend pritjeje i sigurtë për evakuimin e qytetarëve nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme. Gjermania dhe Polonia ndërkohë kanë deklaruar, se në rast nevoje do të sjellin në shtëpi qytetarët e tyre nga Izraeli apo Libani përmes Qipros.

    Koordinim i ngushtë me Gjermaninë

    Në një deklaratë të dhënë në maj, ministri i Jashtëm qipriot, Konstantinos Kombos, konfirmoi planet për zbatimin e të ashtuquajturit Plani ESTIA, në rast se do duhet të vihet në veprim. Ky plan që ka hyrë në fuqi në tetor 2023, përcakton procedurat për pranimin, strehimin dhe kthimin e shtetasve nga vende të treta që largohen nga zonat e luftimeve.

    Qiproja ka aktivizuar edhe një plan të dytë me emrin NAFKRATIS, që parashikon evakuimin e qytetarëve të BE apo nga vende të treta nga Libani apo nga Qiproja apo menaxhimin e një vale refugjatësh nga rruga detare. Ndërsa në lidhje me Libanin, Qiproja bashkëpunon me Gjermaninë dhe Kanadanë, pasi shumë qytetarë nga dy vendet gjenden në Liban. Në portin e Larnakas, qëndrojnë të gatshëm punonjës të shtabeve të krizës nga Ministria e Jashtme kanadeze dhe gjermane për të organizuar evakuime në përmasa të mëdha në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës. Edhe aviacioni luftarak gjerman është i gatshëm të ndihmojë.

    Kërcënimet e Nazrallahut

    Afërsia gjeografike e Qipros me Lindjen e Mesme ka bërë që ky vend të kthehet në një objektiv potencial sulmi. Më 19 qershor, kreu i Hizbollahut, Hasan Nazrallah kërcënoi Qipron se do të shohë Qipron si “pjesë të luftës”, nëse Izraeli përdor portet apo bazat qipriote për të organizuar sulme kundër Libanit. Që atëherë qeveria qipriote thekson, se as në të shkuarën asnjëherë nuk ka vënë në dispozicion  baza për veprime armiqësore kundër një vendi dhe nuk do ta bëjë këtë as në të ardhmen. Ministri i Jashtëm qipriot, Kombos në korrik 2024 në Bruksel deklaroi, se “Qiproja asnjëherë nuk ka qenë pjesë e krizës, si dihet botërisht, po pjesë e zgjidhjes.”

    Së fundmi qeveria qipriote korrigjoi deklaratat e ministrit izraelit të Transportit, Miri Regev, për mbështetje të mundshme të Greqisë dhe Qipros në evakuimin e qytetarëve izraelitë. Regev kishte lenë të kuptohet, se Izraeli mund të kërkojë ndihmë “anijeve nga Athina në Greqi apo Larnaka në Qipro” për të transportuar izraelitët e mbetur në aeroporte për shkak të ndërprerjes së fluturimeve. Zëdhënësi i qeverisë, Konstantinos Letymbiotis e korrigjoi këtë në fillim të javës duke theksuar, se një aksion i tillë prek anije që merren në përdorim nga Izraeli dhe jo Qiproja, dhe se kjo nuk ka të bëjë me planin ESTIA për evakuimin e qytetarëve nga zonat e rrezikut.

    lindja e mesme përgatitet për evakuime nga Lindja e Mesme Qipro
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump: SHBA do të godasë “shumë shpejt” zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

    July 21, 2026

    Bora Zemani shkëlqen me një paraqitje elegante, e kuqja i shkon perfekt

    July 21, 2026

    Botërori 2026/ FIFA nis hetim për përleshjen pas finales Spanjë-Argjentinë

    July 21, 2026

    Rama kundër kritikëve të Paketës së Maleve: Pas profileve false qëndron opozita

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.