TIRANË– Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për heqjen e vizave turistike për 5 shtete.
Këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshilit të Ministave u vendos heqja e vizave për shtetet, si Arabia Saudite, Katari, Oman, Tajlandë dhe Indonezi. Ky vendim do të qëndrojë në fuqi për një afat të kufizuar nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2025.
VENDIMI:
V E N D O S I:
1. Pika 3, e aneksit nr.3, që i bashkëlidhet vendimit nr.858, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin “pasaportë” për një periudhë të kufizuar, nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2025.”.
Nr. Shteti
1. Arabi Saudite
2. Katar
3. Oman
4. Tajlandë
5. Indonezi
2. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./Radar.al
Të shtëna me a*më zjarri/ Plagoset një grua, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët