TIRANË– Mjekja e Onkologjikut, Alketa Pere paraditen e kësaj të mërkure ka hyrë në ambientet e GJKKO. Këtë herë për të mos pasur kontakt me gazetarët, Pere kishte zgjedhur të vendoste syze dhe të fliste në telefon ndërsa ka buzëqeshur para kamerave.
Gazetarët e kanë ‘thumbuar’ mjeken pas kritikës së kësaj të fundit se në raportimet e tyre dhe kronika i kishin nxjerrë një foto shumë të keqe.

“Qenke bërë e bukur sot.”- dëgjohen të thonë gazetarët. Ndërkohë, avokati i saj, pas këtyre komenteve nuk nguroi që të falënderonte gazetarët. Sot GJKKO shqyrton masat e caktuara për 7 mjekët dhe infermierët e Onkologjikut.
Kujtojmë se pas skandalit të Spitalit Onkologjik asnjë nga mjekët e këtij institucioni përfshirë këtu: (Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri, mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta dhe Emiljano Lena, koordinator) nuk janë arrestuar.
Gashi tha se kishte bërë vetëm detyrën, ndërkohë pas seancës u pa të vraponte për të shmangur mediat. Ndërsa sa i përket mjekes Alketa Pere në fjalën e saj në vend që të fliste për skandalin, ajo ishte e mërzitur për shkakun se i kanë nxjerrë foto të shëmtuara në media. Në fjalën e saj pasi doli nga gjykata, u shprehur se nuk ishte ajo Alketa që dilte në përgjime. Të dy mjekët kanë versionet e tyre për për pafajësi, e ndërsa nga ana tjetër kanë dalë dëshmi të shumta nga qytetarë japin dëshmi që thellojnë skandalin e Onkologjikut.