Një tragjedi e rëndë ndodhi në ishullin Zakynthos, Greqi, ku vogëlushi shqiptar Leoni Dulia, 2 vjeç, humbi jetën pas sulmit nga një qen pitbull. E ëma e tij, Robbie, ka rrëfyer se ngjarja ndodhi brenda më pak se 30 sekondash dhe fajëson zhurmat e gjuetarëve në pyll, fishkëllimat dhe të shtënat që frikësuan qenin.
Sipas Robbie-t, pitbulli ishte shpëtuar nga burri i saj dhe mbahej i lidhur me një zinxhir 10 metra në kopsht, pranë pyllit ku po zhvillohej gjuetia. “Leoni ishte fëmija më i ëmbël, i dashur dhe plot gëzim. Adhuronte kafshët dhe pitbulli kurrë nuk kishte treguar agresivitet deri atë ditë tragjike”, tha ajo.
Robbie tregoi se incidenti ndodhi sapo fëmija doli te qeni gjatë momentit kur familja po sistemi pazarin. “Dëgjohej fishkëllima dhe zhurma armësh. E gjetëm të shtrirë në tokë. Ambulanca mbërriti shpejt, por ishte tepër vonë. Ishte vetëm një kafshim, por që mori jetën e Leonit,” shtoi ajo.
Ngjarja ndodhi pak pasi familja ishte kthyer nga pazari. Robbie hodhi poshtë raportet që ata janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia, duke theksuar se qeni ishte i lidhur dhe i mirëmbajtur.
Tragjedia ka lënë një dhimbje të madhe te familja dhe komuniteti, ndërsa autoritetet greke po vijojnë hetimet mbi rrethanat e ngjarjes.


