NASHVILLE-Në rrjet është bërë virale një video që ka mahnitur miliona njerëz, ku shihet që një qen i bashkohet në duet pronares së tij duke kënduarkolonën zanore të filmit “Titanic”.
Videoja tregon 31-vjeçaren, Lauren Paley që këndon “Hymn to the Sea”, kolona zanore e filmit ikonik “Titanic” dhe qeni i saj, Oliver, një pastor australian që i “bashkohet” sikur kishte një jetë që e njihte këngën.
Në video shihe teksa qeni i afrohet kamerës dhe ngre kokën përpara se të lëshojë një ulërimë të gjatë, të trishtuar që është e intonuar pothuajse ne mënyrë perfekte me atë të pronares së tij./Radar.al
@laurenpaley He gets emotional every time #titanic ♬ original sound – Lauren Paley


