Kryeministrja italiane Giorgia Meloni lajmëroi se në fillim të shtatorit të hapen qendrat e pritjes të emigrantëve në Gjadër të Lezhës, ku do të përpunohen dhe kërkesat për azil.
“Siç e dini, në javët e ardhshme qendrat e parashikuara nga memorandumi i mirëkuptimit me Shqipërinë do të jenë plotësisht funksionale për të përpunuar kërkesat për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe evropian. Në muajt e fundit, kemi hasur në vështirësi të ndryshme operacionale, por po i kapërcejmë ato një nga një sepse besojmë shumë në këtë projekt inovativ”
Kryeministrja italiane ka shpjeguar se qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të shërbejnë dhe si një model inovativ për vendet e tjera, duke iu referuar disa deklaratave të bëra nga shtetet anëtare të BE-së.

