Bossi famëkeq i një prej bandave më mizore është ekzekutuar me armë zjarri brenda gjykatës, në sallën e gjyqit!
Ngjarja ka ndodhur në Sri Lanka, teksa BBC raporton se autori ishte maskuar si avokat dhe kështu kishte arritur të futej në sallë pa pengesa.
Kur largohet acari që ka pushtuar vendin? Mësoni çfarë ndodh në fundjavë
Sipas BBC kreu i bandës Sanjeewa Kumara Samararathne ishte shoqëruar në gjykatë për t’u përballur me procedurat ligjore kur u qëllua. Policia thotë se ai ishte i dyshuar për disa raste vrasjesh.
Kreu i bandës, i njohur gjerësisht si Ganemulle Sanjeewa, kishte qenë në paraburgim që kur u arrestua në shtator 2023.
Policia tha se ai ishte shoqëruar në gjykatë të mërkurën nga dhjetëra oficerë policie. Ai u dërgua me urgjencë në spital pasi u qëllua, por u konstatua i vdekur pas mbërritjes.
Edi Rama pagoi 150 mijë euro gazetarin e ‘NYTimes’? Vjen reagimi i fortë ndaj Berishës
Personi i armatosur arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, por më pas u kap nga policia. Ai është identifikuar nga autoritetet dhe mediat lokale, por policia thotë se ka përdorur disa emra./Radar.al

