Me padyshim që dhe për ju Beatriçe është një nga emrat më të dëgjuar të momentit.
Beatriçe, këngëtarja që këndon “Zjerm” nëpërmjet të cilës shkel në finale e Eurovision-it.
Momenti kur kënga në fjalë u përzgjodh si nga më të mirat e gjysmë-finales një moment romantik s’mund t’i shpëtonte syrit të kamerave.
Pasi u përball me momentin kur kënga e saj përzgjidhet për në finale, Betariçe i dhuroi një puthje plot pasion të dashurit të saj, artistit italian Marcello Batelli.
Në lidhje me jetën e saj personale, këngëtarja shqiptare nuk ka ndarë shumë detaje. Megjithatë në rrjet është përfolur shumë romanca e saj me artistin italian, që pas momenteve kur ky i fundit është parë shpesh në evente të ndryshme ku ka marrë pjesë dhe Beatriçe.

View this post on Instagram


