Site icon Informohu siç duhet

“Pusho moj ti”/ Balla nuk kursen deputeten e PD: Le nam, distancohuni nga dhuna në protesta

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka kërkuar demokratëve që të distancohen nga dhuna në protestat e thirrura nga PD. Më tej Balla theksoi se çdo parti politike që thërret një protestë, mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtyre protestave, ndërsa shtoi se personat e përfshirë në këto akte dhune, janë persona të nxitur, të dyshuar të paguar për ato akte.

“PD, duhet të distancohet nga këto akte dhunë, Kuvendi me urgjencë duhet të shprehet në mbrojtje të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të kërkojmë nga Prokuroria të aplikoj të gjitha masat shtesë për paprekshmërinë e uniformës së policisë së shtetit.”- tha ai.

Socialisti nuk u përmbajt ndaj deputetet Ina Zhupa, e cila teksa ai fliste ajo po i replikonte nga foltorja, duke u thënë asaj “pusho moj ti, pusho, pusho se le nam”.

Balla: Në emër të grupit parlamentar të PS-së duhet t’i bëj një thirrje PD të distancohet nga dhuna e përsëritur në protestat e thirrura nga kjo parti. Çdo parti politike ka të drejtë legjitim të protestojë dhe kjo është e garantuar në Kushtetutë dhe në Ligj, por çdo parti politike që thërret një protestë, mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtyre protestave.

Duket qartë që personat e përfshirë në këto akte dhune, janë persona të nxitur, të dyshuar të paguar për ato akte dhune. PD, duhet të distancohet nga këto akte dhunë, Kuvendi me urgjencë duhet të shprehet në mbrojtje të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të kërkojmë nga Prokuroria të aplikoj të gjitha masat shtesë për paprekshmërinë e uniformës së policisë së shtetit.

Të mos harrojmë që punonjësit e policisë së shtetit kanë derdhur gjak dhe vënë në rrezik jetën e  tyre në këto raste. Dhe tjetra, jemi sot pak ditë nga një aktakuzë e turpshme e dhënë…pusho moj ti, pusho, pusho se le nam… Jemi njohur më një aktakuzë të turpshme për 4 udhëheqësit e UÇK-së./Radar.al

Exit mobile version