Site icon Informohu siç duhet

Pushimet kthehen në tragjedi. E reja shqiptare mbytet në det (EMRI)

Pushimet kthehen në tragjedi. E reja shqiptare mbytet në det (EMRI)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Tajlandë ku një grua shqiptare humbi jetën pasi u mbyt në plazhin Phuket, pasditen e së martës.

Policia vendase bëri me dije se viktima është Daniela Idrizi, 41 vjeç, e cila u shpall e vdekur në Spitalin Chalong në orën 18:00 të së martës, 10 qershor.

Në dëshminë e dhënë, bashkëshorti i saj 43-vjeçar egjiptian, Mohamed Alsaba, i tha policisë se ata kishin mbërritur në Phuket të martën dhe po kalonin pushimet në një hotel në Tambon Karon në orën 14:00.

Ata kishin planifikuar të shijonin pushimet deri të ditën e enjte.

Partneri i shqiptares shtoi më tej se ata shkuan në plazhin Karon dhe gruaja e tij shkoi për të notuar. Kur papritmas pas 10 minutash ajo filloi “të luftonte” në ujë dhe u fundos.

Rojet bregdetare e shpëtuan gruan por fatkeqësisht mësuan se ajo ishte pa ndjenja. Ajo u dërgua me urgjencë në Spitalin Chalong ku stafi u përpoq ta ringjallte, por pa sukses.

Trupi i saj u dërgua më pas në Spitalin Vachira Phuket për një autopsi.

 

Exit mobile version