TIRANË– “Blutë” e Kryeqytetit kanë arrestuar 58-vjeçarin e identifikuar si A.G,. pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi B. K., 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
TIRANË
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi B. K., 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al