Site icon Informohu siç duhet

Punëtori ra nga skelat dhe vd*q në vend/ Arrestohet inxhinieri i firmës

Punëtori ra nga skelat dhe vd*q në vend/ Arrestihet inxhinieri i firmës

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme kryeqytetin ku një punëtor 66-vjeçar teksa punonte ai humbi ekuilibrin dhe ra nga skela duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme.

Si rrjedhojë e ngjarjes policia ka vënë në pranga drejtuesin Teknik të firmës së ndërtimit, shtetasin K. M., 33 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë inxhiner, drejtues teknik në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Ditën e djeshme, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi V. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë” njofton policia.

Exit mobile version