Ditën e sotme Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka publikuar renditjen e saj të fundit, pas ndeshjeve të para për kualifikueset e Botërorit 2026.
Në renditjen e bërë vihet re se Shqipëria ka humbur një pozicion, duke zënë kështu vendin e 66-të.
Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Silvinjo, më herët mbanin vendin e 65-të, por mesa duket përballja me Anglinë ka ndikuar negativisht në renditjen e tyre.
Nga ana tjetër një lajm i mirë vjen për Kosovën, e cila është ngjitur me dy vende, duke u pozicionuar në vendin e 97-të.
Kjo rritje vjen pas fitores ndaj Islandës në Ligën e Kombeve, që ka ndikuar pozitivisht në koeficientin e saj.
Lista në fjalë kryesohet nga Argjentina e cila pas triumfit në Kupën e Botës 2022 nuk ka lëvizur nga pozita e parë.
10 vendet e para plotësohen me Spanjën, Francën, Anglinë, Brazilin, Holandën, Portugalinë, Belgjikën, Italinë dhe Gjermaninë.