Site icon Informohu siç duhet

Pse u prish miqësia mes Xhilda Luzit dhe Ilnisa Agollit? Gazetarja ‘braktis’ shoqen në mes të emisionit

Kur Ilnisa Agoli ishte në Big Brother Vip Albania, Xhilda Luzi është shfaqur vazhdimisht në emisione televizive si mikesha e saj e ngushtë.

Por në puntatën e 2 nëntorit të programit “Goca dhe gra”, mes vajzave u vu re një qasje ndryshe. Ndonëse ishte Xhilda ajo që prezantoi Ilnisën si të ftuarën e radhës, kjo e fundit sapo hyri në studio zgjodhi të përqafojë vetëm Joridën, Rudinën dhe Einxhel duke lënë mënjëanë Xhildën dhe Eglën.

Të gjithë e dimë që marrëdhëniet e saj me Eglën nuk ishin më të mirat e mundshme që pas përfundimit të Big Brother Vip.

Megjithatë mbrëmjen e djeshme akujt mes tyre u shkrinë në momentin kur Ilnisa ftoi Eglën të bashkohej në projektin e saj me Meritonin për të bërë një film, që do jetë një rishpikje e Dhomës së Bardhë.

Edhe Egla zgjodhi të tregohet profesionale, duke mos e refuzuar ftesën e gazetares, ndërsa shkëmbyen edhe disa batuta gjatë programit.

Nga ana tjetër, gjatë gjithë Xhilda qëndronte e heshtur pa i drejtuar asnjë pyetje apo kompliment mikeshës së saj të ngushtë.

Nuk dihet pse janë prishur marrëdhëniet mes dy vajzave. Pak ditë më parë Xhilda u pa shumë e afërt me Heidin, një tjetër personazh me të cilën Ilnisa nuk gëzon aspak raporte të mira pas BBV. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ka qenë kjo arsyeja e hatërmbetjes mes tyre.

Exit mobile version