Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ministria e Shëndetësisë: Më pak pritje në spitale, bien ndjeshëm afatet për skanerin, rezonancën dhe koronarografinë

    “Ajo dhe fëmijët me makina luksi”, bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës

    Atentati në lokalin në Elbasan/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    “Pse më këqyr shtrembër”, si nisi sherri që përfundoi në masakër në Prishtinë

    September 5, 2024

    Zbulohen të tjera detaje nga hetimet mbi ngjarjen e rëndë në Prishtinë ku nga një përplasje me armë mbeti i vrarë një person dhe 5 të tjerë të plagosur.

    Zanafillën sherri e ka që më 4 mars të këtij viti, ku ka nisur konflikt mes familjes Sekiraqa dhe Gashi që njihen edhe si ‘Capat.’

    Përleshja që do të sillte masakër muaj më vonë, ndodhi në orën 10:00 të mëngjesit në rrugën Bedri Shala në Prishtinë.

    Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës që mbeti i plagosur, plagosir me armë Pajtim Gashin, vëllanë e viktimës së të dielës.

    Për këtë ngjarje, Prokuroria në Prishtinë, ngriti aktakuzë ndaj Shumbin Sekiraqës për veprat penale vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje ose posedim i paautorizuar të armëve.

    Shkumbin Sekiraqa në deklaratën e tij në polici e kishte mohuar përfshirjen në rast e në prokurori ka deklaruar se i qëndron prapa deklaratës së dhënë në polici.

    Ndërkohë që i dëmtuari, Pajtim Gashi, që atë kohë kishte mbetur i plagosur, ka deklaruar se ndodhej pranë biznesit familjar kur u sulmua.

    Gashi ka treguar në Prokurori se nuk e njeh Shkumbin Sekiraqën dhe se nuk e ka takuar më herët, por që deklaron se personi ka shtënë 5-6 herë në drejtim të tij.

    Top Channel ka siguruar të gjitha dëshmitë e asaj ngjarjeje të ndodhur më 4 mars, ku palët deklaronin se nuk e njihnin njëri-tjetrin por ajo ngjarje solli masakrën që tronditi prishtinën mesnatën e dy shtatorit.

    Dëshmia e Pajtim Gashit:

    Më datë 4 mars 2024, afër zyrave të biznesit familjar, ka ardhur një person me veturë të kuqe dhe personi që ishte brenda në makinë më ka thënë “pse po më kqyr”, e më pas ka filluar të më shajë me fjalë banale, “ç’ka k** po më kqyr”. Unë i thash nuk jam ka të kqyri o vëlla, po shko rrugës tënde, dhe mu kthye sërish, “po je ka më kqyr shtremt”. Pas kësaj bisede të zhvilluar ai vazhdoi poshtë me makinë dhe lëvizte me derën e hapur. Pasi u largua 15 metra, e ka ndal veturën dhe erdhi në drejtimin tim. Filloi sërish të shajë, u mundova ta qetësoja vetëm kur pash një person tjetër afër tij.

    Unë vazhdova ti thoja vazhdo rrugën tënde mos më shaj këtu sepse jam në vendin tim të punës dhe nuk të kam bërë asgjë, por ë momentin kur hodha hapin e parë të kthehesha të zyra, ka nxjerrë armën dhe më ka qëlluar. U mundova t’ja merrja armën nga dora por personi tjetër të cilin e kisha afër më ka goditur në qafë me grushte dhe shkelma. Personi i cili e kishte armen më goditi në këmbën e djathtë poshtë gjurit.

    Pas kësaj u ngrita në këmbë dhe pa e ndjerë se çfarë më kishte ndodhur, kam qenë i shokuar dhe kam shkuar në drejtim të zyrave, ndërsa dy personat që më lënduan ikën në drejtim të paditur.

    Në spital më dërgoi djali i dajës. Në vendin e ngjarjes më kanë rënë dhe syzet që i mbaja që në moshën 3-vjeçare.

    Personin Shkumbin Sekiraqa nuk e kam njohur më herët nuk e njoh edhe tani po ta shoh, dhe asnjëherë në jetën time nuk kam pasur probleme me të. Në polici më kanë nxjerrë 6 fotografi të personave të ndryshëm dhe nuk kam arritur të njoh askënd prej tyre

    Policia më pyeti edhe për personin Shkumbin Sekiraqa, por nuk më kujtohej pamja e tij dhe as mosha e përafërt. Nuk e njihja a personin tjetër që me goditi me grushte e shqelma. As nga videoja që ka dalë në rrjetet sociale, nuk kam mundur ti identifikoj personat në fjalë.

    Dëshmia e Shkumbin Skiraqa: E kam dhënë njëherë një deklaratë në polici me vullnet dhe pa presion dhe i qëndroj asaj. Nuk kam çfarë të shtoj tjetër sepse e gjithë ajo që kam thënë është e vërtetë dhe tani nuk dua të deklarohem më. Nuk kam lidhje me ngjarjen e ndodhur më 4 mars 2024 dhe nuk e njoh të dëmtuarin Pajtim Gashi.

    Dëshmitari Jeton Quka deklaron: Pajtim Gashinm e kam djalin e hallës, para se të ndodhte ngjarja kam qenë duke pirë kafe në zyrë me të dhe nuk më ka foluar për asnjë problem, ka qenë plotësisht i qetë.

    Pas 10 minuta kam dëgjuar të shtënat me armë, diku 5-6 të shtëna, në atë moment dola jashtë për të parë se çfarë ka ndodhur, pash një automjet që iku me vrap poshtë, ishte i kuq. Personat që kanë qenë brenda nuk i kam identifikuar dot. Nuk e di kush ka qëlluar mbi Pajtimin dhe nuk e njoh Shkumbin Sekiraqën.

    Dëshmitari Skënder Hoti deklaron: Isha duke punuar aty pranë dhe përmes dritares pashë tre persona duke biseduar. Pastaj kam dalë jashtë dhe kam parë që ka qenë Pajtim Gashi, pronari i firmës ndërsa dy të tjerët nuk i njihja.

    Pashë që po diskutonin dhe nuk mu duk një bisedë normale. Jam kthyer në punë por direkt dëgjova të shtëna armës, nuk e pashë si ndodhi ngjarja sepse ndodhi shumë shpejt, brenda sekondash. Autorët i pashë të iknin shpejt me makinë, ndërsa Pajtimin e pashë që e ndihmoi një punëtor dhe e dërgoi në spital.

    armë zjarri capat konflikte masaker ne prishtine sekiraqa
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ministria e Shëndetësisë: Më pak pritje në spitale, bien ndjeshëm afatet për skanerin, rezonancën dhe koronarografinë

    July 21, 2026

    “Ajo dhe fëmijët me makina luksi”, bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës

    July 21, 2026

    Atentati në lokalin në Elbasan/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke

    July 21, 2026

    Sherr në një lokal në Durrës/ Arrestohen menaxheri dhe një punonjës, goditën me sende të forta turistët e huaj

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.