TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se nuk do të propozojnë asnjë kandidat për Avokat Populli.
Deklarata e Taulant Ballës erdhi pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ndër të tjera ai ka theksuar se do të shqyrtohen kandidaturat nga opozita dhe më pas do të vendosin se cilin emër do të mbështesin.
“Do shqyrtojme kandidaturat qe do vijne nga opozita. Me pas do vendosim se cilen kandidature do mbeshtesim.”-deklaroi Balla./Radar.al


